Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza - Gazeta Express
string(65) "izraeli-pretendon-se-ka-vrare-kreun-e-qeverise-se-hamasit-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2024 13:32

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza

Lajme

Gazeta Express

03/10/2024 13:32

Kreu i qeverisë së Hamasit në Gaza është vrarë, pretendon ushtria izraelite.

Rawhi Mushtaha u “eliminua” së bashku me zyrtarët e lartë të sigurisë Sameh al-Siraj dhe Sami Oudeh në sulmet tre muaj më parë.

Ushtria izraelite tha se Hamasi nuk njoftoi vdekjen e tyre pas sulmit, për të “parandaluar humbjen e moralit dhe funksionimin e operativëve terrorist”.

Aeroplanët luftarakë goditën një kompleks nëntokësor që shërbente si qendër komandimi, ku militantët ishin “fshirë nga faqja e dheut”.

Izraelitët pretendojnë se Mushtaha ishte një nga “operativët më të lartë” të Hamasit, dhe kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet që kishin të bënin me vendndodhjen e luftëtarëve.