Izraeli planifikon të godasë sot objektiva kyçe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, para gazetarëve.
“Sot do të godasim objektiva shumë të rëndësishëm në Teheran dhe zëdhënësi i (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) do t’u drejtohet banorëve për t’i bërë thirrje të evakuohen”, tha Katz gjatë një vizite në qytetin bregdetar qendror të Izraelit, Herzliya, i cili u godit nga raketat iraniane këtë mëngjes.
Ministri i mbrojtjes tha se vendi i tij po “drejton” vetë “fushatën” e bombardimit të Iranit, e cila tani është në ditën e saj të pestë, por i quajti Shtetet e Bashkuara një “mik të madh” kur u pyet nëse mund të bashkohej me sulmet.
“Për momentin ata po na ndihmojnë në mbrojtje kundër disa prej sulmeve dhe ne i falënderojmë për këtë”, tha Katz, duke përsëritur se vendi i tij nuk do të negociojë me askënd në Teheran për t’i dhënë fund konfliktit.
“Absolutisht jo – ne nuk po zhvillojmë negociata”, tha ai. “Negociatat e vetme që po zhvillohen janë midis raketave (të Forcave Ajrore Izraelite) dhe regjimit të diktaturës iraniane”, ka raportuar CNN, transmeton Gazeta Express.