Forcat izraelite kanë ndërmarrë një ofensivë tokësore dhe ajrore në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Gazës, duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh mes civilëve që tashmë janë dëbuar nga lufta në vazhdim.
Sipas The Times of Israel, operacioni ka nisur vetëm disa orë pasi ushtria izraelite kishte lëshuar paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Ndërkohë, duke folur për BBC-në, gazetarë lokalë kanë thënë se tanket dhe automjetet ushtarake izraelite janë futur në qytet nga pika e kontrollit Kisufim nën mbulim të rëndë artilerie dhe sulmesh ajrore.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale kanë treguar shpërthime dhe të shtëna të pandërprera në vend.
Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se 59,029 persona janë vrarë dhe mbi 142,000 janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite kundër Hamasit më 7 tetor 2023. Sipas ministrisë, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë rreth 130 persona dhe janë plagosur mbi 1,000.