Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike priti një delegacion izraelit në një workshop të përbashkët për rritjen e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.
Drejtori Igli Tafa theksoi rëndësinë e partneritetit me Izraelin për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm kibernetik në Shqipëri. Ambasadorja Galit Peleg konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore shqiptare.