Izraeli mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për antisemitizmin - Gazeta Express
string(71) "izraeli-leshon-komunikate-shtypi-pas-nje-vendimi-te-qeverise-se-kosoves"

Izraeli mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për antisemitizmin

Gazeta Express

15/09/2020 12:42

Dje Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim që të bëhet pjesë e vendeve kundër antisemizmit. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izrealit ka lëshuar komunikatë shtypi.  

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falëndëruar Kosovën, qeveria e së cilës mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin.

Lexo Edhe:

“Izraeli përgëzon ministren e jashtme Meliza Haradinajn, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, ka shkruar Haiat. 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, thuhej në postimin e saj pas mbledhjes së Qeverisë. /Express/