Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban - Gazeta Express
string(38) "izraeli-kryen-sulme-te-ashpra-ne-liban"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 23:33

Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 23:33

Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë në sulmet më të ashpra izraelite ndaj këtij shteti që kur nisi lufta në Iran pesë javë më parë.

Sulmet e 8 prillit, për të cilat një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Liban i tha agjencisë së lajmeve, Reuters, se kanë vrarë 89 persona dhe kanë plagosur 700 të tjerë, ndodhën mes pretendimeve kundërthënëse nëse marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, e ndërmjetësuar nga Pakistani, përfshinte edhe Libanin.

Sulmet, për të cilat ushtria izraelite tha se kishin në shënjestër mbi 100 qendra komanduese dhe objekte ushtarake të grupit militant Hezbollah, që mbështetet nga Irani, në Bejrut, në Luginën Beka dhe në jug të Libanit, duket se rrezikojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur më 7 prill, si dhe trafikun detar në Ngushtica e Hormuzit, që rifilloi në bazë të marrëveshjes pasi ishte bllokuar për disa javë.

Duke cituar një deklaratë të ministrisë iraniane, AFP raportoi se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, “diskutoi shkeljet [e Izraelit] të armëpushimit në Iran dhe Liban” me një udhëheqës të lartë ushtarak pakistanez më 8 prill.

Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se Irani do të tërhiqej nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin.

Ndërkaq, Fars, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane, raportoi se Irani ndaloi trafikun e cisternave të naftës përmes Ngushtica e Hormuzit për shkak të bombardimeve izraelite.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se marrëveshja e armëpushimit përfshin edhe Libanin, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk e përfshinte.

Një korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për transmetuesin publik amerikan PBS shkroi në X se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte thënë më 8 prill se Libani “nuk ishte i përfshirë në marrëveshje” për shkak të pranisë së Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, SHBA-ja dhe Izraeli do të ndalojnë sulmet për dy javë ndaj Iranit, dhe Teherani do të ndalë sulmet ndaj Izraelit dhe vendeve të Lindjes së Mesme dhe do të hapë për qarkullim Ngushticën e Hormuzit./Radio Evropa e Lirë

Advertisement
Advertisement
Advertisement