Shteti i Izraelit para pak minutash ka kryer një sulm në Doha të Katarit që kishte për cak udhëheqës të lartë të Hamasit, shkruan BBC, transmeton Express.
Forcat Mbrojtëse Izraelit e kanë konfirmuar sulmin, duke thënë se synonin udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste të Hamasit
“Për vite me radhë, këta anëtarë të udhëheqjes së Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës drejtpërdrejt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftim.
Sipas IDF, në sulm është përdorur municion i saktë dhe inteligjencë shtesë për të evituar civilët.
“IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të mposhtur organizatën terroriste Hamas përgjegjëse për masakrën e 7 tetorit.”