Forcat ajrore izraelite konfirmuan se gjatë natës kanë goditur disa dhjetëra objektiva ushtarake në Iran, përfshirë edhe objektin bërthamor “joaktiv” të Arakut, në atë që e quajtën një përpjekje për të parandaluar përdorimin e mundshëm të tij në zhvillimin e armëve bërthamore.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan të enjten se ky objekt, rreth 155 milje (250 kilometra) në jugperëndim të Teheranit, ishte projektuar për të prodhuar plutonium me cilësi armësh, një material që përdoret në zhvillimin e armëve bërthamore, shkruan CNN.
Irani ka mohuar me këmbëngulje se po ndërton armë bërthamore, ndërsa inspektorët dhe agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës ende nuk kanë gjetur prova për këtë.
“Goditja kishte si synim komponentin e destinuar për prodhimin e plutoniumit, me qëllim që të parandalohet rikthimi në funksion të reaktorit dhe përdorimi i tij për zhvillimin e armëve bërthamore”, tha IDF në deklaratën e saj.
Ndërsa fabrika e prodhimit të ujit të rëndë në vend është duke punuar prej vitesh, reaktori bërthamor kurrë nuk u përfundua plotësisht për shkak të presionit nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.
Forcat izraelite thanë gjithashtu se goditën një objektiv të zhvillimit të armëve bërthamore në zonën e Natanzit, rreth 180 milje (300 kilometra) në jug të Teheranit, që sipas tyre përmbante “komponentë dhe pajisje të specializuara” të përdorura për avancimin e zhvillimit të armëve bërthamore.
Izraeli kishte goditur gjithashtu Natanzin më 13 qershor, në ditën e parë të sulmit të tij ndaj Izraelit.
Objektivat e prodhimit ushtarak iranian u goditën gjithashtu, përfshirë fabrikat që prodhojnë materiale të papërpunuara dhe komponentë që përdoren në montimin e raketave balistike, si dhe objektet për prodhimin e sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore dhe raketave, tha IDF.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...