Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) ka thënë se Izraeli ka nisur një “ofensivë parandaluese, të saktë dhe të kombinuar” për të goditur programin bërthamor të Iranit.
Ai shtoi se sulmet ishin në përgjigje të “agresionit të vazhdueshëm të regjimit iranian kundër Izraelit”.
Dhjetëra avionë izraelitë u përfshinë në “fazën e parë” ndaj “objektivave bërthamore” në zona të ndryshme të Iranit, tha deklarata. Nuk dha detaje nëse do të kishte sulme të tjera.
“Sot, Irani është më afër se kurrë për të marrë një armë bërthamore. Armët e shkatërrimit në masë në duart e regjimit iranian janë një kërcënim ekzistencial për Shtetin e Izraelit dhe një kërcënim i rëndësishëm për botën në përgjithësi.”
Ai tha se IDF është “e gatshme të vazhdojë të veprojë sipas nevojës”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.