Izraeli godet sërish objektin bërthamor të Natanzit, sulmet vazhdojnë në disa qytete iraniane - Gazeta Express
string(92) "izraeli-godet-serish-objektin-berthamor-te-natanzit-sulmet-vazhdojne-ne-disa-qytete-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:38

Izraeli godet sërish objektin bërthamor të Natanzit, sulmet vazhdojnë në disa qytete iraniane

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:38

Mediat iraniane po raportojnë se Izraeli ka goditur përsëri objektin bërthamor të pasurimit të uraniumit në Natanz, një nga qendrat kryesore të programit bërthamor të Iranit.

Sipas Associated Press, sulmet janë njoftuar nga televizioni shtetëror iranian dhe agjencia Fars, duke konfirmuar se operacionet izraelite po vazhdojnë ende, transmeton Express.

Sipas raportimeve, përveç Natanzit, sulme ajrore janë shënuar edhe në qytetet Shiraz dhe Tabriz. Ndërkohë,  autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar për dëmet apo viktimat.