Izraeli ka bërë të ditur se forcat e tij ajrore kanë realizuar një “valë të gjerë sulmesh ajrore” ndaj “infrastrukturës së regjimit” në Teheran, të hënën, raporton BBC.
Kjo vjen pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të hënën në mbrëmje se Izraeli do të vazhdojë të godasë Iranin dhe Libanin, pas një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Ne po shkatërrojmë programin e raketave dhe programin bërthamor,” tha ai në X, duke shtuar: “Do t’i mbrojmë interesat tona jetike në çdo skenar.
Nga ana tjetër, Trump tha më herët gjatë së hënës se Shtetet e Bashkuara do të përmbahen nga sulmet ndaj centraleve energjetike të Iranit për një periudhë pesëditore, pas bisedimeve që i cilësoi si “produktive” me Teheranin.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur të hënën në mbrëmje se Amerika vazhdon të “godasë në mënyrë agresive objektiva ushtarake iraniane me municione precize.