Izraeli: Është vrarë një nga udhëheqësit e Hamasit - Gazeta Express
string(49) "izraeli-eshte-vrare-nje-nga-udheheqesit-e-hamasit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 9:05

Izraeli: Është vrarë një nga udhëheqësit e Hamasit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 9:05

Ushtria izraelite goditi një ndërtesë në qytetin e Gazës mbrëmjen e së martës, në një operacion që kishte në shënjestër liderin e ri të krahut ushtarak të Hamas në enklavën palestineze.

Sipas rrjetit televiziv izraelit Keshet 12, një zyrtar i sigurisë deklaroi se besohet se Mohammed Oda ka mbetur i vrarë nga sulmi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi përmes një postimi në platformën X, ku konfirmoi se objektivi i operacionit ishte Oda.

“Ne sulmuam Mohammed Oda-n në Gaza – udhëheqësin e krahut ushtarak të Hamasit dhe një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit 2023. Do t’i arrijmë të gjithë”, shkroi Netanyahu.

Mohammed Oda kishte marrë drejtimin e Brigadave Al-Qassam pas vrasjes së Izz ad-Din al-Haddadin, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit më 15 maj.

Ndërkohë, Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza raportoi se tre persona u vranë nga bombardimi izraelit në lagjen Rimal të qytetit të Gazës, mes tyre edhe një grua.

Sulmet vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon dhe në vazhdën e ofensivës së vazhdueshme izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement