Izraeli e quan “shpërblim për Hamasin” planin e Britanisë së Madhe për njohjen e Palestinës - Gazeta Express
string(89) "izraeli-e-quan-shperblim-per-hamasin-planin-e-britanise-se-madhe-per-njohjen-e-palestines"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 20:48

Izraeli e quan “shpërblim për Hamasin” planin e Britanisë së Madhe për njohjen e Palestinës

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 20:48

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja, ministria e Jashtme izraelite thotë se ky vendim është një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza.

“Ndryshimi i qëndrimit të qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit francez dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kornizë për lirimin e pengjeve”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se Izraeli duhet të plotësojë katër kushte, që mos të ndodhë njohja e Palestinës.

Starmer ka deklaruar se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, të arrijë një armëpushim, të bëjë të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe të angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete.