Legjislacioni i iniciuar nga partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit ka tërhequr kritika në rritje nga kundërshtarët dhe grupet për të drejtat e njeriut, teksa avancoi në Knesset.
Parlamenti i Izraelit ka shtyrë përpara një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për terrorizëm, pasi që komiteti i sigurisë kombëtare i Knessetit e miratoi masën të martën, raporton The Guardian.
Legjislacioni, i iniciuar nga partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, e udhëhequr nga ministri i sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir, ka tërhequr kritika të ashpra nga kundërshtarët, të cilët paralajmërojnë se ai do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm në politikën penale të Izraelit.
Sipas propozimeve, personat e dënuar me vdekje do të mbahen në një objekt të veçantë, pa vizita përveç personelit të autorizuar, ndërsa konsultimet ligjore do të zhvillohen vetëm përmes video-lidhjeve. Ekzekutimet do të kryheshin brenda 90 ditëve nga dhënia e dënimit.
Masa u lejon gjykatave të vendosin dënimin me vdekje pa kërkesë nga prokuroria dhe pa kërkuar unanimitet, duke lejuar vendimmarrjen me shumicë të thjeshtë
Pavarësisht shqetësimeve në rritje ligjore, projektligji ka avancuar, duke nxitur akuza nga kundërshtarët se qeveria po shtyn përpara një masë me pasoja serioze morale dhe ligjore.
Ekspertë të OKB-së muajin e kaluar i kërkuan Izraelit të tërheqë projektligjin, duke thënë se ai “do të shkelte të drejtën për jetë dhe do të diskriminonte palestinezët në territorin palestinez të pushtuar”.
“Duke hequr diskrecionin gjyqësor dhe atë të prokurorisë, ato pengojnë një gjykatë të marrë parasysh rrethanat individuale, përfshirë faktorët lehtësues, dhe të vendosë një dënim proporcional që i përshtatet krimit,” thanë ekspertët. “Varja përbën torturë ose trajtim tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues sipas të drejtës ndërkombëtare.”
Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian gjithashtu e dënoi projektligjin, duke deklaruar: “Dënimi me vdekje është shkelje e së drejtës për jetë dhe nuk mund të zbatohet pa shkelur të drejtën absolute për të qenë i lirë nga tortura dhe trajtime të tjera të këqija.”
Dënimi me vdekje në Izrael aktualisht është i rezervuar për rastet më të jashtëzakonshme dhe është përdorur vetëm dy herë ndaj të dënuarve. Hera e fundit ishte varja e kriminelit famëkeq nazist Adolf Eichmann, një nga arkitektët kryesorë të Holokaustit, në vitin 1962.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...