Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga samiti i G7 para kohe pasi sugjeroi se së shpejti mund të arrijë një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit aktual.
Edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio thuhet se është kthyer në SHBA me Trump.
Udhëheqësit e G7 bënë thirrje për një zgjidhje të krizës në Lindjen e Mesme në një deklaratë të përbashkët që një zyrtar i njohur me çështjen tha se kishte fituar mbështetjen e Trump pasi gjuha në draft u rregullua.
Presidenti amerikan gjithashtu udhëzoi anëtarët e ekipit të tij që të përpiqen të takohen me zyrtarët iranianë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një personi të njohur me çështjen dhe një zyrtari amerikan.
Por Trump gjithashtu i paralajmëroi iranianët të evakuohen nga Teherani, duke nënvizuar rrezikun për 10 milionë banorët e tij.
Më poshtë ua sjellim zhvillimet e fundit në konflikt:
Sulmet e fundit të Iranit: Sirenat u dëgjuan mbi disa pjesë të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa Irani filloi valën e nëntë të sulmeve, të cilat do të vazhdojnë deri në agim, sipas mediave iraniane. Ushtria izraelite tha se mbrojtja e saj ajrore po punonte për të kapur raketat iraniane.
Sulmet e Izraelit: Sulmet e Izraelit në ditët e fundit kanë vrarë komandantë dhe shkencëtarë të lartë ushtarakë iranianë, dhe kanë shënjestruar infrastrukturën ushtarake, duke e kthyer programin bërthamor të Iranit një “kohë shumë, shumë të gjatë prapa”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Të hënën, Izraeli sulmoi infrastrukturën raketore dhe aeroplanët luftarakë të Iranit.
Media në shënjestër: Izraeli goditi gjithashtu studion e kanalit televiziv shtetëror të Iranit IRINN. Nima Rajabpour, një redaktore lajmesh, dhe Masoumeh Azimi, një anëtare e stafit administrativ, u vranë në sulm. Sulmi e shtyu Iranin të nxiste dy kanale televizive izraelite të evakuonin selitë e tyre.
Viktima në rritje: Në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i armiqësive. Në Izrael, 24 persona janë vrarë.
Udhëheqësi i Iranit në rrezik: Netanyahu nuk e përjashtoi shënjestrimin e Udhëheqësit Suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga ABC News. Netanyahu ka thënë gjithashtu se operacioni i Izraelit mund të çojë në ndryshimin e regjimit në Iran. Një zyrtar amerikan i tha CNN se Trump kishte hedhur poshtë një plan izraelit për të vrarë Khamenein. /Telegrafi