Avionë dhe tanke kanë goditur pjesë të Qytetit të Gazës, ndërsa planet e Izraelit për të pushtuar zonën më të madhe urbane të territorit rrisin presionin mbi gati një milion palestinezë që jetojnë atje.
Banorët kanë folur për shpërthime të pandërprera në pjesët veriore dhe lindore të qytetit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Trupat izraelite janë rikthyer gjithashtu për të hedhur në erë ndërtesat në kampin e refugjatëve të Jabalias më në veri.
Gjashtëdhjetë e katër persona u vranë dhe gati 300 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë e territorit e drejtuar nga Hamasi.