Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit në Bregun Perëndimor - Gazeta Express
string(58) "izraeli-arreston-zedhenesin-e-hamasit-ne-bregun-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

20/10/2023 11:01

Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit në Bregun Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

20/10/2023 11:01

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve që bëri Izraeli në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite.

Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet, transmeton Telegrafi.

Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.

CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor.

Ndryshe, luftimet midis grupit palestinez Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 14-të me mijëra njerëz të vrarë nga të dyja anët.