Izolimi në shtëpi gjatë pandemisë mund të rrisë dhunën në familje - Gazeta Express
string(65) "izolimi-ne-shtepi-gjate-pandemise-mund-te-rrise-dhunen-ne-familje"

Gazeta Express

12/04/2020 20:38

Izolimi në shtëpi gjatë pandemisë mund të rrisë dhunën në familje

Gazeta Express

12/04/2020 20:38

Po behët një muaj që familjet në Kosovë po qëndrojnë të izoluara për shkak të virusit.

E ky izolim sipas sociologëve, ka rritur rrezikun e dhunës në familje.

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se për shumë gra e fëmijë, shtëpia mund të jetë vend i frikës dhe abuzimit.

Sipas Kamberit, gjithë ata persona që në këtë kohë përballen me probleme të tilla, duhet të gjejnë guximin e ti raportojnë ato tek organet përgjegjëse.

Një numër i madh i rasteve të dhunës në familje, u pa edhe në Statistika nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë me dije se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 309 raste të dhunës.

Ndërkaq, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje për sa i përket dhunës gjatë kohës së izolimit.

Sipas statistikave të Policisë gjatë vitit 2019 janë paraqitur 1 mijë e 915 raste të dhunës në familje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement