Izolimi i jep frymë planetit - Gazeta Express
string(28) "izolimi-i-jep-fryme-planetit"

Gazeta Express

25/03/2020 23:14

Izolimi i jep frymë planetit

Gazeta Express

25/03/2020 23:14

Bota po sheh tashmë anën pozitive që ka shkaktuar koronavirusi në botë. Pavarësisht frikës dhe panikut çdo ditë, njerëzit po marrin frymë më lirisht, ndërsa pluhuri, tymi dhe smogu janë zhdukur papritur. Edhe në Shqipëri masat e marra nga qeveria kanë dhënë efekt të menjëhershëm në pastrimin e ajrit.

Ndërkaq imazhet satelitore nga Agjencia Europiane e Hapësirës shfaqin faktin se me mbylljen e aktiviteteve industriale është ulur niveli i ndotjes në të gjithë botën.

Lexo Edhe:

Të dhënat nga sateliti ESA Sentinel-5P tregojnë se gjatë gjashtë javëve të fundit, nivelet e dioksidit të nitrogjenit (NO2) mbi qytetet dhe zonat industriale në Azi dhe Europë ishin dukshëm më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kina dhe Italia kanë regjistruar rënie të lartë të dioksidit të karbonit, i cili ka rënë nga zvogëlimi i aktivitetit industrial dhe lëvizjes së makinave. Hulumtuesit në New York kanë bërë të ditur se rezultatet e hershme të monoksidit të karbonit, kryesisht nga makinat, është reduktuar në gati 50 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Me anulimin masiv të fluturimeve ajrore mund të presim që kjo të shënojë rënie edhe më tepër. Banorët e Venecias kanë parë një përmirësim të dukshëm të kualitetit të ujit në kanalet e famshme që kalojnë përgjatë qytetit. Rrugët e këtij qytetit turistik në veri të Italisë janë zbrazur, duke bërë edhe një rënie drastike të trafikut te mjeteve në ujë, gjë që ka lejuar që sedimentet të sistemohen.

Uji i kanaleve të Venecias që zakonisht ishte i errët, është pastruar papritur aq shumë sa që madje mund të shihen edhe peshqit. Ky ndryshim i papritur përfaqëson “eksperimentin më të madh ndonjëherë” në drejtim të reduktimit të emetimeve industriale.

Dioksidi i nitrogjenit prodhohet nga motorët e makinave, termocentralet dhe proceset e tjera industriale e mendohet se përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes si astma.

Edhe pse nuk është vetë gaz shkaktar nga efektit serë, ky ndotës rrjedh nga të njëjtat aktivitete dhe sektorë industrialë që janë përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të karbonit në botë dhe që nxisin ngrohjen globale. /Klan Plus/