Izmaku thotë se Limaj "ndoshta po e pret" Kurtin të kthehet nga Greqia - të dy munguan sot në Kuvend - Gazeta Express
string(96) "izmaku-thote-se-limaj-ndoshta-po-e-pret-kurtin-te-kthehet-nga-greqia-te-dy-munguan-sot-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:53

Izmaku thotë se Limaj “ndoshta po e pret” Kurtin të kthehet nga Greqia – të dy munguan sot në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate nuk ishte sot në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, ashtu si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje që mungoi po ashtu.

Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po negociojnë për një marrëveshje e cila do ta zgjidhte ngërçin në Kuvend dhe do ta mundësonte formimin e qeverisë së re. Të dy do të ulen përballë njëri-tjetrit këtë fundjavë dhe deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku beson se do ta arrijnë një marrëveshje.

Ajo tha sot para gazetarëve se Limaj “ndoshta” po e pret Kurtin të kthehet nga Greqia, kur u pyet për mungesën e kryetarit të Nismës.

“Pse nuk ka ardhur sot? Apo po e pret Kurtin që të vijë prej Greqisë?”, u pyet Izmaku për Limajn.

“Ndoshta edhe po e pret”, u përgjigj ajo.

Kurti po qëndron në ishullin grek Skiathos, ku nga data 13 -17 po mbahet simpoziumi Symi.