Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se zgjidhja e ngërçit politik në Kuvend “Është në dorën e subjekteve të mëdha politike”, por “më së shumti subjektit të parë politik”.
“Kur s’ke numra, duhet të ulesh të bisedosh me subjektet politike dhe ta gjesh një konsensus”, tha ajo në një deklarim para gazetarëve, para vazhdimit të seancës konstituive.
Takimi i djeshëm i liderëve të partive politike, ajo tha se “vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik”, por po ashtu “edhe një hipokrizi”.
“Ka subjekte politike të cilat na kanë linçuar për prononcimet dhe nevojën që e diskutoi para tre muajsh zoti Limaj për këtë tavolinë pra – bisedime”, tha ajo.
Izmaku tha se “askush s’ka të drejtë ta ndryshojë mënyrën e votimit” nëse kjo nuk përcaktohet në fillim të procesit.
“Të besojmë që do të prodhojë diçka tjetër, sepse ka qenë vetëm takimi i parë”, tha ajo.