Izmaku: Në momentin që partia e parë e ka të mundur me kriju një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht - Gazeta Express
string(104) "izmaku-ne-momentin-qe-partia-e-pare-e-ka-te-mundur-me-kriju-nje-shumice-ne-do-te-jemi-aty-pa-asnje-kusht"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 11:07

Izmaku: Në momentin që partia e parë e ka të mundur me kriju një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 11:07

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se nuk ka më shpresa që do të ketë një zgjidhje për ngërçin e krijuar në kuvend.

“Derisa e shoh që ky lidership, përfshirë partinë e parë që doli fituese në zgjedhje por edhe krerët e partive tjera politike nuk e shohin kompromisin si një vlerë në demokraci por e shohin si një ligësi, unë nuk kam shpresa më që do të ketë një zgjidhje sepse duke përfshirë partinë e parë që kompromisin dhe konsensusin nuk e ka reflektu si një vlerë, nuk kam parë as nga krerët nga ish partitë opozitare”, tha Izmaku.

Ajo tha se nuk ka pasur takime me VV’në.

“Nuk ka ende një takim, ose një tentativë. Ta shohim ndoshta nga sot, nuk e di”, tha ai.

“Në momentin që partia e parë e ka të mundur me kriju një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht. S’ka të bëjë që veç Nisma të jetë pjesë e partneritetit mirëpo me cilindo subjekt me të cilin VV e krijon një shumicë parlamentare, ne do ta ndihmonim krijimin e institucioneve”, tha ajo. /GazetaExpress/