Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha zgjedhja e kryeparlamentarit “nuk është çështje emërimi”.
Ajo tha në Frontal në T7 se kët1% “e ka Kuvendi në dorë”.
“E drejta kushtetuese ta jep propozimin, por zgjedhjen e ka Kuvendi në dorë. Nuk është çështje emërimi. Me qenë shumë e lehtë kish me qenë me e emëru”, tha ajo.
Lidhur me negociatat me LVV-në, Izmaku tha se “pozicionet nuk kanë ndryshuar”.
“Nisma është e gatshme me e ndihmu vendin që të dalë nga kriza. Pra, ka të bëjë vetëm me interesin e vendit”, tha ajo.
Izmaku tha se ajo është takuar “disa herë” me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, me të cilin tha se nuk njihen vetëm nga politika.
“Unë Albin Kurtin e njoh edhe prej disa proceseve që kanë pasur të bëjnë lidhur me letërsinë, jo vetëm nga politika. Kështu që raportet e mia kanë qenë korrekte”, tha deputetja.