Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në asnjë moment nuk e ka mohuar që në pamjet e publikuara dje nga Ministri i Punëbe të Brenshme të Kosovës Xhelal Svecka nuk është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq.
I pyetur nga gazetarja serbe Liljana Smajloviq të vetmen gjë që ka bërë Daçiq, është se ka kontestuar ditën dhe datën e xhirimeve të atyre pamjeve brenda oborrit të Kishës Ortodokse të Banjskës.
Gazetarja Smajloviq pyeti nëse policia e Kosovës në aksionin në Banjskë kishte mbështetjen e forcave ndërkombëtare, por gjithashtu kërkoi nga Ivica Daçiq të komentojë videon ku shihet Milan Radoiçiq duke udhëhequr grupin terrorist që kreu sulmi pas së cilave mbeti i vdekur një Polic i Kosovës.
Pa e mohuar se në video ishte Radoiçiqi, Daçiq u përgjigj se regjistrimi nuk ishte i natës kur ndodhi incidenti.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...