Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut - Gazeta Express
string(83) "ivanka-trump-serish-ne-vlore-vajza-e-presidentit-amerikan-viziton-bregdetin-e-jugut"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 10:36

Ivanka Trump sërish në Vlorë, vajza e presidentit amerikan viziton bregdetin e jugut

Lajme

Gazeta Express

12/04/2026 10:36

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes se djeshme në vilat qeveritare në zonën bregdetare. Ndërkohë ditën e sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi.

Po ashtu bëhet e ditur se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës.

Kjo është e disata herë që Ivanka Trump vjen në Shqipëri, konkretisht në zonën e jugut.

Edhe në janar të këtij viti, vajza e presidentit amerikan publikoi pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ndërkohë në sfond kishte vendosur këngën “Luleborë”.

Nuk ka informacione rreth vizitës së saj, por ajo dhe bashkëshorti i saj kanë parashikuar investime në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit./Panorama.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement