Ivanka Trump merr vaksinën, por ja çka i thonë mbështetësit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 20:55

Ivanka Trump merr vaksinën, por ja çka i thonë mbështetësit

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 20:55

Ivanka Trump ka publikuar në mediat sociale një foto teksa ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës Pfizer.

Vajza e Donald Trump ndau lajmet në Facebook, Instagram dhe Twitter, në të gjitha platformat që babai i saj është i ndaluar. Ajo gjithashtu dërgoi një deklaratë në agjencinë e lajmeve AP.

Në postimet në rrjetet sociale, ajo inkurajoi ndjekësit e saj që të bënin edhe ata vaksinën, duke vendosur mbishkrimin: “Sot, unë kam bërë vaksinën !!! Unë shpresoj se edhe ju do ta bëni!”

Vajza e ish-presidentit u vaksinua  në shtetin e saj në Florida, ku ajo u transferua pasi babai i saj u largua nga zyra në janar.

Sipas The Daily Beast, dy burime thanë se asaj iu ofrua vaksinimi ndërsa Trump ishte ende në detyrë, por ajo e refuzoi atë.

Shumë nga fansat e saj nuk e pritën mirë lajmin, sepse babai i saj ishte i njohur për talljen me masat e thjeshta të sigurisë së koronavirusit dhe minimizimin e seriozitetit të pandemisë.

Komentet në postimin në Instagram ishte të mbushura me ankesa nga njerëz të cilët qartë nuk janë adhurues të vaksinave.

Në një koment shkruhej; ”Ndaluni duke u thënë njerëzve të shëndetshëm që të marrin këtë të ashtuquajtur vaksinë.”

Disa thjesht thanë se ishte “zhgënjyese”.

Anëtarët e tjerë kryesorë të administratës Trump gjithashtu kanë marrë vaksinën. Nënpresidenti Mike Pence e bëri publike, ndërsa Melania  dhe Donald Trump morën të tyren por nuk e bënë të ditur atë.