Ivan Koljevic nuk do të jetë më pjesë e KB Ponte Prizreni.
Klubi prizrenas ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin nga Mali i Zi, shkruan Gazeta Express.
Ndërprerja e bashkëpunimit thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme.
“Me marrëveshje të dyanshme nga sot kemi ndarë rrugët me fundorin Ivan Koljevic. Lojtarit i dëshirojmë sukses në jetë e në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përveç te Ponte Prizreni, Ivan Koljevic në Kosovë ka luajtur edhe te Trepça e Rahoveci. /Gazeta Express/