Pak para nisjes së seancës së Kuvendit, një grup i qytetarëve janë mbledhur për të kundërshtuar bllokadën në të cilën ka ngecur Kuvendi tash e sa kohë.
Një prej tyre iu tha gazetarëve se dolën aty për ta ngritur zërin ndaj kësaj, ndërsa u ankua edhe për sjelljen e deputetëve ndaj gazetarëve.
“Iu ikin gazetarëve thu se po duan t’ia heqin kravatat prej fyti. Turp është kjo”, tha ai.
“Erdhëm me ngrit zërin dhe me iu thënë që boll është boll. Nuk po i lënë shefat e grupeve parlamentare as me u shprehë as s’po e dimë as çka po ndodh. Veç hynë nënshkruhen e dalin. Çka me bë na? Çka me bë pensionerët me ka 100-120 euro? Po më vjen marre prej moshës që jam detyruar me ardhë këtu para Kuvendit. Unë s’jam vetëm. Sot kemi ardhë 5,6 apo 10. Nëse vazhdojnë qeshtu kemi me e rritë numrin”./Express/