Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, bazuar në vendimin e MPB-së, kanë nisur procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës pasi të njëjtit i është hequr shtetësia, shkruan Express.
Atij iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme, konfirmoi për Kossev, avokati i tij, Bogdan Laziq.
N.V një ish-shtetas i Kosovës ishte në të njëjtën kohë edhe pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë, njoftoi Policia e Kosovës.
“Shtetësia e tij e Kosovës iu revokua, të gjitha dokumentet e tij të Kosovës iu konfiskuan dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme”, tha avokati i tij, Laziq.
Avokati i tij, thotë se klienti i tij, N.V nuk e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës me asnjë nga veprimet e tij.
“Njeriu jeton këtu në Kosovë, ka lindur këtu, nuk ka kryer kurrë një vepër penale, as nuk ka ndonjë procedurë kundër tij, nuk ka as edhe një kallëzim penal”, deklaron ai për klientin e tij.