Iu gjet një armë zjarri, dërgohet në mbajtje 30 vjeçari në Prishtinë - Gazeta Express
string(67) "iu-gjet-nje-arme-zjarri-dergohet-ne-mbajtje-30-vjecari-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 12:46

Iu gjet një armë zjarri, dërgohet në mbajtje 30 vjeçari në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 12:46

Policia ka njoftuar se më 7 gusht në ora 1:30 ka ndalur një person dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur një armë zjarri.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Me datë 07.08.2025 rreth orës 01:30, njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë ndaluar një person në rrugën Mon Balaj, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Personi i dyshuar B.G, 30 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.”