Italiani del në gjyq, e kishte vrarë një kosovar në vend të një serbi - Gazeta Express

Gazeta Express

22/10/2020 13:39

Italiani del në gjyq, e kishte vrarë një kosovar në vend të një serbi

Gazeta Express

22/10/2020 13:39

Alessandro M., 43 vjeçar italian, dyshohet se në korrik të vitit 2016 e ka qëlluar për vdekje kosovarin A.G., por thuhet të ketë dashur ta vriste serbin A.G në Solothurn të Zvicrës. Ai kishte shtënë njëherë me armë përmes derës së bodrumit, mirëpo mbrapa saj nuk ishte serbi, shkruan blick,ch, transmeton Gazeta Express.

Moleri ishte kapur shpejt pas krimit. Në atë kohë, zyra e prokurorit publik në Solothurn kishte deklaruar se hetimet po ecnin mirë por i akuzuari “në thelb nuk po e pranon veprën”.

Alessandro M. tani është në bankën e të akuzuarve për vrasjen e para 4 viteve. Veç kësaj, ai ngarkohet edhe me akuzat për vrasje me dashje, përvetësime, përvetësime të paligjshme dhe shkelje të shumta të ligjit për mbajtje të armës.

Rrethanat e vrasjes së kosovarit janë interesante: Alessandro M. ishte ndjerë i tradhtuar nga një serb i cili nuk donte të tregonte vendndodhjen e ish-të dashurës së tij. Kërkimi i pasuksesshëm e kishte zemëruar aq shumë  italianin sa që ai kishte shkuar për t’iu hakmarrur serbit në Winznau të Solothurn.

Ai kishte hyrë në banesë dhe së pari kishte qëlluar njëherë me armë përmes derës së bodrumit. Mirëpo, mbrapa derës nuk ishte serbi, por kosovari A. G. Pasi i akuzuari kishte hapur derën, ai e kishte qëlluar kosovarin përsëri edhe tri herë. Nga gjithsej katër gjuajtje, A. G. ishte qëlluar tri herë në trup dhe njëherë në kofshë.

Vetëm pas kësaj, i pandehuri supozohet të ketë parë që ai kishte qëlluar personin e gabuar. Por, zyra e prokurorit publik nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi faktet e përmednura. /Express/