Italia, vendi evropian më i prekur nga koronavirusi: Dy viktima, 50 të infektuar - Gazeta Express
string(77) "italia-vendi-evropian-me-i-prekur-nga-koronavirusi-dy-viktima-50-te-infektuar"

Italia, vendi evropian më i prekur nga koronavirusi: Dy viktima, 50 të infektuar

Gazeta Express

22/02/2020 18:40

Italia po përballet me shpërthimin më të madh në Evropë të koronavirusit duke njoftuar deri tani vdekjen e dy personave dhe infektimin e 50 të tjerëve.

Sipas një buletini të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), asnjë vend tjetër në Europë nuk ka më shumë raste të koronavirusit se sa Italia.

Lexo Edhe:

Gjermania ka 16, Franca 12, me një të vdekur, dhe Britania e Madhe vetëm tre.

Rasti i parë në Itali u njoftua dje: një 78-vjeçar nga rajoni verilindor i Venetos.

I dyti, një 77-vjeçare vdiq në Lombardi, rajoni verior që përfshin edhe Milanon.

”Ajo u gjet e vdekur në shtëpi dhe testet pas vdekjes treguan se ajo kishte këtë virus”, tha komisioneri i Shëndetësisë për Lombardinë Giulio Gallera në një konferencë për shtyp.

”Ajo po trajtohet si viktimë e sëmundjes Covid-19 edhe nëse nuk ishte e qartë nëse koronavirusi ose kushtet e tjera ishin shkaku i vdekjes”, shtoi ai.

Komisioneri tha se në Lombardi gjithsej 39 persona ishin testuar pozitivë, përfshirë gruan e vdekur.

”Në Veneto, shifra është 12”, tha presidenti i rajonit, Luca Zaia.

Autoritetet italiane janë duke ndërmarrë masa drastike në përpjekje për të përmbledhur dy grupimet e veçanta të virusit, origjina e të cilave mbetet ende e pashpjegueshme.

Në Lombardi, përqendrimi ishte tek një biznesmen që u kthye nga Kina më 21 janar dhe i cili ishte në kontakt të përsëritur me rastin e parë të rajonit Covid-19, një 38-vjeçar, aktualisht nën kujdes intensiv.

Biznesmeni ka rezultuar negativ dhe mjekët po shohin nëse ai ka zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit.

Në Lombardi, shkollat ​​dhe shumica e dyqaneve dhe bizneseve janë mbyllur dhe njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Ngjarjet publike, përfshirë shërbesat në kisha, festat e karnavaleve apo ndeshjet e futbollit janë ndaluar.

Masa të ngjashme po merren edhe në Veneto.

Para ditës së djeshme, Italia kishte tre pacientë të konfirmuar nga koronavirusi: një çift turistësh të moshuar kinezë dhe një italian i riatdhesuar nga Wuhan, epiqendra e shpërthimit në Kinë.