Roma i ka dhënë miratimin përfundimtar një projekti prej 13.5 miliardë eurosh (15.6 miliardë dollarë) për të ndërtuar urën më të gjatë të varur në botë, që lidh ishullin e Siçilisë me rajonin e Kalabrisë, në majë të çizmes së Italisë.
Projektuesit pretendojnë se ura – e cila do të ndërtohet në një nga zonat më aktive sizmike në Mesdhe – do të jetë në gjendje t’i rezistojë tërmeteve, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Është përpjekja e fundit e zyrtarëve italianë për të nisur projektin e Urës së Mesinës – disa e kanë provuar gjatë viteve, por planet më vonë janë anuluar për shkak të shqetësimeve mbi koston, dëmtimin mjedisor, sigurinë ose ndërhyrjen e mundshme të mafias.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka pranuar se projekti më i fundit nuk ka qenë i lehtë.