Italia fiton dhe mban hapin me liderët e grupit, Anglia bie nga Liga A - Gazeta Express
string(69) "italia-fiton-dhe-mban-hapin-me-lideret-e-grupit-anglia-bie-nga-liga-a"

Italia fiton dhe mban hapin me liderët e grupit, Anglia bie nga Liga A

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 22:40

Italia ka shënuar fitore ndaj Anglisë dhe tani mban gjallë shpresat për të rrëmbyer pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve

Të përzgjedhurit e Roberto Mancinit shënuan fitore minimale ndaj “Tre Luanëve”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për kampionët e Evropës e shënoi Giacomo Raspadori, në minutën e 68-të.

Italia pas kësaj fitore ka 8 pikë dhe renditet e dyta në grup, me vetëm dy pikë më pak se liderët, Hungaria.

Ndeshja e fundit në fazën e grupeve, Hungari – Itali, që do të zhvillohet pas tri ditësh, do të jetë edhe përcaktuese për pozitën e parë.

Kurse, Anglia mbetet e fundit në grup me vetëm 2 pikë, katër më pak se Gjermania që është e treta.

Kësisoj, anglezët si të fundit në grup, në sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën B. /Gazeta Express/