Një shqiptar 36-vjeçar me precedentë penalë u arrestua në Breshia nga policia, pasi kishte hyrë ilegalisht në Itali pavarësisht një urdhri të mëparshëm dëbimi.
Pas përfundimit të dënimit të tij, ai do t’i nënshtrohet një urdhri të ri dëbimi.
Operacioni u krye nga hetuesit e Skuadrës Operacionale, teksa një patrullë e hasi duke qarkulluar në rrugët e qytetit.
Sipas dosjes hetimore, 36-vjeçari ishte kthyer me një avion pas në Shqipëri, me destinacion Durrësin ku dhe jetonte i dyshuari. Për pesë vitet e ardhshme ai ishte shpallur “non grata”, por ai nuk e ka respektuar.
Në atë pikë, pasi u përfunduan formalitetet e policisë gjyqësore, 36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Nerio Fischione në Breshia, në dispozicion të Prokurorisë Publike.
Dëbimi i tij do të bëhet vetëm pasi të ketë vuajtur dënimin që do japë gjykata për rihyrjen ilegalisht në Itali.