Itali/ Shqiptari tenton të hedhë në erë ndërtesën me bombolat e gazit, neutralizohet nga policia - Gazeta Express
string(94) "itali-shqiptari-tenton-te-hedhe-ne-ere-ndertesen-me-bombolat-e-gazit-neutralizohet-nga-policia"

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 20:49

Itali/ Shqiptari tenton të hedhë në erë ndërtesën me bombolat e gazit, neutralizohet nga policia

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 20:49

Momente tensioni janë regjistruar sot rreth orës 19:00 në qendër të qytetit Acate, ku një shqiptar, tentoi të hidhte në erë një ndërtesë përmes bombolave të gazit.

Për neutralizimin e situatës është dashur ndërhyrja e gjashtë karabinierëve, të cilët kanë arritur ta ndalojnë shqiptarin.Sipas mediave italiane, shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, karabinierët e dërguan në një klinikë shëndetësore të specializuar pranë zonës.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilët panë të shqetësuar situatën që po ndodhte.