Itali: Shembet çatia e restorantit, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur - Gazeta Express
string(69) "itali-shembet-catia-e-restorantit-nje-i-vdekur-dhe-dhjete-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 14:08

Itali: Shembet çatia e restorantit, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 14:08

Një ngjarje tragjike ka ka ndodhur në itali, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjetë ka mbetur i plagosur. Mësohet se çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës.

Sipas mediave të huaja një punonjëse 31-vjeçare e restorantit, Mara Severin, e cila punonte si someliere, u nxorr e gjallë nga rrënojat por vdiq pasi u dërgua në spital. Rreth 10 persona të tjerë u plagosën nga shembja. Tre prej tyre u shtruan në spital me një prognozë të rezervuar, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën.

Gjithashtu në kohën kur ndodhi ngjarja kishte shumë klientë, përfshirë edhe turistë të huaj. Më pas zona përreth restorantit u mbyll për të kryer operacionet e shpëtimit.