string(67) "itali-konflikt-mes-shqiptareve-njeri-humb-jeten-nje-tjeter-plagoset"

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 10:00

Itali/ Konflikt mes shqiptarëve, njëri humb jetën, një tjetër plagoset

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 10:00

Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave italiane, gjatë konfliktit, një nga shqiptarët është plagosur në bark dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar.

Ndërsa një 21-vjeçar shqiptar është gjetur nga policia i plagosur dhe dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej që të ndihmonte viktimën. 21-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vrasje me dashje, ndërsa dy persona janë aktualisht nën hetim si të dyshuar. Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati dhe kërkimet për kapjen e tij janë në zhvillim.