Itali: Gjykata e liroi me arrest shtëpiak, Apeli e rikthen në qeli shqiptarin - Gazeta Express
string(75) "itali-gjykata-e-liroi-me-arrest-shtepiak-apeli-e-rikthen-ne-qeli-shqiptarin"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:52

Itali: Gjykata e liroi me arrest shtëpiak, Apeli e rikthen në qeli shqiptarin

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:52

Prokuroria e Spoletos bindi Apelin e Peruxhias që të kthente në qeli me ‘arrest në burg’ 36-vjeçarin. Shkalla e parë vendosi arrest shtëpiak, por masa u kundërshtua. Droga, armët dhe paratë iu gjetën në makinë dhe 2 shtëpitë që kishte në përdorim. U arrestua në muajin qershor.

Gjykata e Apelit të Peruxhias prish vendimin e shkallës së parë “arrest shtëpie” dhe kthen në burg shqiptarin që u arrestua me rreth 25 kg kokainë, 55 mijë euro cash dhe një pistoletë ‘Beretta’.

I akuzuari është Antik Ferko, 36 vjeç, i cili tani duhet të rikthehet në qeli për akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Rishikimit (Apeli), pranoi ankimimin e Prokurorisë, duke u shprehur se masa e dhënë arrest shtëpie nga shkalla e parë ishte shumë e butë për një arrestim të tillë.

Shqiptari kishte shprehur pendesë në deklaratën e tij pas arrestimit, teksa avokati mundi ta binddte gjykatën për zbutje mase.

Por tashmë Gjykata e Rishikimit të Perugia, mbështeti ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit Publik të Spoleto-s.

Antik Ferko u kap me 24.7 kilogramë kokainë të fshehur në shtëpitë e tij në Spello dhe Foligno, teksa fillimisht u pikas teksa lëvizte me një “Renault Scenic” nga oficerët e Guardia di Finanza, të cilët gjetën tetë blloqe kokaine në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij.

Dhjetë të tjera ishin fshehur në të dy shtëpitë. Bastisja çoi gjithashtu në zbulimin e një shume të madhe parash (55,000 euro) dhe një pistolete Beretta 6.35. Gjykatësi i hetimeve paraprake të Gjykatës së  Spoleto-s, urdhëroi arrest shtëpiak për 36-vjeçarin, i cili kishte bërë “deklarata spontane rrëfimi”.

Operacioni u zhvillua javën e dytë të qershorit nga GdF. Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret “458”, që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.