Itali: 22-vjeçari shqiptar kapet me 12 doza kokainë - Gazeta Express
string(50) "itali-22-vjecari-shqiptar-kapet-me-12-doza-kokaine"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:24

Itali: 22-vjeçari shqiptar kapet me 12 doza kokainë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:24

Raportohet se një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke kryer manovra të dyshimta me makinën e tij në rrugët e qytetit. Pasi u ndalua nga autoritetet, efektivët kryen një kontroll të imtësishëm në automjet, ku nën levën e frenave të dorës zbuluan 12 qese me kokainë të ndara në doza të vogla.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 350 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës. I riu kishte gjithashtu dy telefona celularë, në të cilët u zbuluan biseda me persona që dyshohet se ishin blerës të lëndës narkotike.

Hetimet zbuluan gjithashtu se 22-vjeçari qëndronte në mënyrë të paligjshme në territorin italian. Ai tashmë përballet me akuza për trafik droge dhe qëndrim ilegal në Itali.