Olta nuk kursen Kiarën: Ka qenë gjithë kohën në hijen e Luizit - Gazeta Express
string(61) "olta-nuk-kursen-kiaren-ka-qene-gjithe-kohen-ne-hijen-e-luizit"

Rozë

Gazeta Express

21/03/2023 21:33

Olta nuk kursen Kiarën: Ka qenë gjithë kohën në hijen e Luizit

Rozë

Gazeta Express

21/03/2023 21:33

Dalja në televotim në çifte, ka bërë që dy grupet të përdorin disa strategji në lojë, në mënyrë që të jenë sa më aktive.

Nga ana tjetër çifti Olta-Kiara janë shprehur pro daljes të dyja “kokë më kokë” në nominim.

Këtë dëshirë në fakt e ka shprehur Olta gjatë javës, me argumentin se publiku ka nevojë ta shohë Luizin vetëm pa Kiarën në shtëpi.

Olta është shprehur gjatë javës se ajo ka qenë shumë aktive dhe i ka dhënë shumë shtëpisë gjatë këtyre ditëve qëndrim. Ajo tha se Kiara është në hijen e Luizit gjithë kohën, ndyshe nga ajo që ja del vetë, pa mbështetjen e askujt.

Kiara: E folën edhe pak dje gjatë darkës. Është mendimi i Oltës. Është e vërtetë që Luizi më ka dhënë mbështetje këtu brenda, dhe pa të do kisha dalë më përpara nga shtëpia. Për mendimet e Oltës, nuk kam si t’ja mbush mendjen. Big Brother për mua është të shfaqësh edhe një lloj realiteti, me pastërti. Unë nuk kam patur nevojë të luaj.

Olta: Është e vërtetë që Kiara nuk ka luajtur, por kohët e fundit po e bën këtë gjë. Jem në një pikë të lojës që nuk është e mjaftueshme me kaq sa po jep Kiara. Procesin e Kiarës unë e kam kaluar me sukses. Gjërat që kam thënë në video, i kam thënë edhe më parë.

Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement