string(44) "isuf-lalinovci-talenti-16-vjecar-nga-ferizaj"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2023 19:18

Isuf Lalinovci, talenti 16-vjeçar nga Ferizaj

Futboll

Gazeta Express

04/10/2023 19:18

Një yll i ri po lulëzon në futbollin kosovar, më saktësisht në Ferizaj.

Bëhet fjalë për Isuf Lalinovci, i cili luan për grupmoshat e reja te Ferizaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sulmuesi 16-vjeçar po tregon paraqitje të mira, të cilat kanë rënë në sy edhe nga reprezentacioni i Kosovës.

Vet ai tregon për Gazetën Express se do të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës U17 për ndeshjen kualifikuese ndaj Kroacisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E futbollin ai e kishte pasion që nga fëmijëria, shkruan Gazeta Express.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“E kam pasë ëndërr të luaj futboll si i vogël. Me përkrahjen e vëllaut dhe kushërinjve kam filluar rregullisht stërvitjet”, tregon Isufi.

Ai pret të shënoj shumë gola si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.

“Prej këtij sezoni pres shumë gola dhe debutime. Po ashtu pres debutimin edhe në Kombëtaren e Kosovës U17.