Istogu ndan 50 mijë për t'i furnizuar me ushqim familjet në nevojë - Gazeta Express
string(65) "istogu-ndan-50-mije-per-ti-furnizuar-me-ushqim-familjet-ne-nevoje"

Gazeta Express

26/03/2020 15:09

Istogu ndan 50 mijë për t’i furnizuar me ushqim familjet në nevojë

Gazeta Express

26/03/2020 15:09

Komuna e Istogut ka ndarë 50 mijë euro për t’i furnizuar me ushqim dhe pako higjenike familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar me rastin e shfaqjes së virusit Covid-19, raporton Express.

Sipas njoftimit, mjetet do të merren nga kategoritë ekonomike të mallrave dhe shërbimeve nga buxheti komunal, të cilat do të dedikohen për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjieno-sanitare për familjet në nevojë.

Lexo Edhe:

“Mjetet e dedikuara do të merren nga kategoria ekonomike e mallrave dhe shërbimeve si: nga programi buxhetor i Drejtorisë për Shërbime Publike shuma prej 10 mijë euro. Nga Drejtoria e Shëndetësisë 10 mijë euro. Nga ajo për Kulturë, Rini dhe Sport 10 mijë euro. Po ashtu nga Drejtoria e Arsimit dhe Zyra e Kryetarit nga 5 mijë euro nga secila. Duke vazhduar me nga 3 mijë euro nga Drejtoria për Administratën dhe ajo e Buxhetit dhe Financave, si dhe në fund 4 mijë euro nga Drejtoria e Bujqësisë”, thuhet në njoftim.