Istogu, klubi i vetëm kosovar në Ligën Evropiane - Gazeta Express
string(47) "istogu-klubi-i-vetem-kosovar-ne-ligen-evropiane"

Istogu, klubi i vetëm kosovar në Ligën Evropiane

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 23:21

KHF Istogu është klubi i vetëm kosovar që e ka të drejtën e paraqitjes në EHF European League, përkatësisht në Ligën Evropiane.

Liga Evropiane është niveli i dytë i garave kontinentale për klube. Shtatë skuadra tjera kosovare kanë të drejtë të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup), që është niveli i tretë.

Lexo Edhe:

Kupa Evropiane është mjaft sfiduese, ndërsa Liga Evropiane është shumë më tepër. Për këtë janë të vetëdijshëm tek Istogu. Trajneri Faruk Shala thotë se Istogut i duhet përkrahje më e madhe e sponsorëve për paraqitje të denjë në Ligën Evropiane.

Istogu ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në hendboll (femrat). Tashmë paraqitet rregullisht në gara evropiane dhe për edicionin e ardhshëm kampioni kosovar është promovuar në nivelin e dytë.

“Jemi të përkushtuar që të garojmë në Ligën Evropiane. Kjo është vërtetë sfiduese. Kushtet që kërkohen janë më të shumta, ndërsa edhe skuadra duhet të jetë e nivelit më të lartë. Prandaj planifikojmë më shumë investime, që janë të pamundura pa përkrahjen e sponsorëve dhe komunës. Po ashtu nuk duhet ta kemi brengë punën e palestrës, që nuk është në gjendje të mirë. Shpresojmë fuqishëm se renovimet në palestër do të nisin të shpejti, që shtëpia e sportistëve të Istogut të jetë gati në fillim të edicionit të ardhshëm. Është koha të bëjmë hapa para dhe paraqitja në Ligën Evropiane është hap gjigant në fakt. Atë mund ta bëjmë vetëm nëse kemi përkrahjen e duhur të të gjitha palëve të përfshira”, ka thënë trajneri i Istogut, Faruk Shala. /Gazeta Express/