Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta kapë, ia gjen një AK 47 dhe disa fishekë - Gazeta Express
string(95) "istog-i-mituri-nuk-ndalet-pas-urdherit-policia-arrin-ta-kape-ia-gjen-nje-ak-47-dhe-disa-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 12:48

Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta kapë, ia gjen një AK 47 dhe disa fishekë

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 12:48

Një i mitur nuk ka resptuar urdhërin e policisë për të ndaluar, por që më pas i njëjti ka arritur të ndalet nga ta, dhe të njëjtit i është gjetur në veturë një karikatorë i AK 47 me 29 fishekë.

Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur dhe arma automatike AK 47 që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari i mitur në Istog.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Njoftimi:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rruga për në Bjeshkën e Radushës, Istog 12.04.2026 – 23:20. Njësia policore ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar. Njësia policore më pas ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë. Veturën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), i cili është arrestuar. Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement