Istog: I dehur dhe me pushkë shkon te shtëpia e viktimës, arrestohet - Gazeta Express
string(66) "istog-i-dehur-dhe-me-pushke-shkon-te-shtepia-e-viktimes-arrestohet"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:40

Istog: I dehur dhe me pushkë shkon te shtëpia e viktimës, arrestohet

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 9:40

Një incident ka ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin Zhakovë të Istogut.

Atje, është një burrë është arrestuar nga policia.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te shtëpia e viktimës (mashkull kosovar) me një armë zjarri.

Arma gjysmëautomatike është konfiskuar nga i dyshuari.

Por, më shumë detaje që çuan deri te kjo ngjarje policia nuk jep.

Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” apo “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.