Në fund të janarit, ‘Lumbardhi’ mirëpret audiencën në Prishtinë e Prizren e kudo në kinema për një përzgjedhje të guximshme filmash eksperimentalë të kuruar nga ekipi i Festivalit të Filmit Eksperimental të Stambollit.
Pasi mbylli edicionin e 6-të vitin e kaluar, festivali vazhdon të vlerësojë praktikat eksperimentale dhe të krijojë hapësirë për punë që sfidojnë, zgjerojnë dhe riimagjinojnë kinemanë.
Programi ndjek rrugën në Kino Armata më 29-30 janar dhe në Prizren në DokuKino më 31 janar dhe 1 shkurt, ku do të shihni filma nga disa prej zërave më bindës në kinemanë bashkëkohore eksperimentale.
Fundjava e Istanbul Experimental përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e zhvillohet në bashkëpunim me DokuFest dhe Kino ARMATA.