string(55) "ismet-munishi-vazhdon-me-dukagjinin-edhe-sezonin-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 15:57

Ismet Munishi vazhdon me Dukagjinin edhe sezonin tjetër

Futboll

Gazeta Express

29/05/2025 15:57

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Dukagjinit edhe për sezonin e ardhshëm.

Pasi arriti me sukses ta sigurojë mbijetesën këtë edicion, Munishi do të jetë në krye të shtabit teknik të ekipit nga Klina edhe për sezonin 2025/26.

Kjo u bë e ditur nga vet ekipi i Dukagjinit përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

“Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë”, thuhej ndër tjera në njoftim.