Ismet Munishi shpërthen për gjendjen e futbollit kosovar: Millosheviqit nuk iu kam nënshtru, këta janë shumë të vogël - Gazeta Express
string(115) "ismet-munishi-shperthen-per-gjendjen-e-futbollit-kosovar-millosheviqit-nuk-iu-kam-nenshtru-keta-jane-shume-te-vogel"

Ismet Munishi shpërthen për gjendjen e futbollit kosovar: Millosheviqit nuk iu kam nënshtru, këta janë shumë të vogël

Futboll

Gazeta Express

26/05/2024 23:56

Trajneri i njohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi ka reaguar ashpër për gjendjen e futbollit kosovar.

Ai foli me tone të larta për situatën nëpër të cilën po kalon futbolli i Kosovës.

Lexo Edhe:

“Nëse ka skuadra që i kanë përjashtu për 48 orë, ka ekipe që duhet me i përjashtu për dy orë. Kur thojnë që kampionati ishte i rregullt dhe korrekt, kjo është fyerje e inteligjencës. Veç servilat pajtohen, për ta është: zgate Zot. Krejt jon palu, na jemi ata vullnetart. Veç në Kosovë njeri bëhet poçavërr për një rrogë. Pak osht me ju thon servila. Vallahin marrja e Zotit. Nëse dikush mënon që Ismet Munishi nënshtrohet dikujt për me ma dhanë naj kupë a naj rrogë e kanë shumë gabim. Prej arave jom dalë në stadiumet më të mira të Evropës kam lujt. Millosheviqit nuk iu kam nënshtru unë. Këta janë shumë të vogël. Vec Zotit atij i kofshim falë i përkulem e i nënshtrohem. Për njeri që ecë me këmbë nëpër tokë, s’ka shans”, tha Munishi.