Ismet Munishi e ka prekur një temë mjaft aktuale mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Trajneri kosovar foli më saktësisht për referimin.
Analisti i “Favoritit” ka shokuar me deklarata duke e pranuar se referimi mund ta vendosë titullin e kampionit në Kosovë dhe tregoi se si manipulohet me referim në vendin tonë, shkruan “Gazeta Express”.
Munishi e pranon se referimi është përmirësuar, por që sipas tij ende lë për të dëshiruar pasi problemi është tek mentaliteti ynë.
Sipas tij, në disa raste s’ka kryer punë as VAR-i pasi ka vendosur faktori njeri, ndërsa i pati disa fjalë edhe për referin Dardan Qaka.
“A mund të vendoset titulli prej faktorit refer? Po. E di këtë opinioni. Ka ndodhur në Spanjë, po dalin senet, ka ndodh në Itali, e s’po ndodhka në Kosovë! A është mirë? Nuk është mirë. Krejt e qëllimshme është, krejt e dinë këtë, nuk është mirë. Referimi është përmirësuar në masë të madhe, nuk mund të themi se ka qenë edhe më parë kështu. Problemi është tek mentaliteti që e kemi, duam të mbërrijmë diku dhe diçka pa meritë dhe e bëjnë këtë. Dhe, nuk mund të rezistojnë as arbitri, as ai tjetri, as ai tjetri, as ai tjetri…”
Ne i shohim gabimet, por i shohim gabimet që ndodhin në favor veç të një klubi, ka ndodhur me vite me radhë në Kosovë.”
“Është përmirësuar referimi, por kur po duan po e këqyrin e kur s’po duan s’po e këqyrin VAR-in. Ka pas gabimet edhe me VAR. Tash me VAR kena pas gol prej aeroplanit, marrja e Zotit, që s’ka ndodh… jena hi në rekord të zi të botës. Çfarë goli ka ra te na, nuk ka ra në askund. Në rruzull tokësor nuk ka rast të njëjtë. Po të kallxoj të drejtën, unë më së shumti i kam përjetuar këto në kurriz. Ani kur më bëhen të ndershëm, e unë e di se kush janë. S’po muj me i bajt hiç, po çka me bo… Më mirë e kanë me u përmirësu.”
“Qe ky është referi më i mirë dhe nuk ia japin stemën, Dardan Qakës. Ja japin referëve që janë më të dobët se ky, ne krejt e dimë. Pse s’ia dhënë këtij stemën, qyre çfarë pike e djalit, ka qenë futbollist, di të referojë mirë. Pse të mos na përfaqësojë ky në arenën ndërkombëtare. Unë kam pasur polemika me të, por ai më pëlqen si refer.” /Gazeta Express/